Home KRYESORE Plagosja e gazetarit të RD, plas sherri te ‘Media’…

Plagosja e gazetarit të RD, plas sherri te ‘Media’…

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi ka raportuar sot para komisionit të Medias përplasjen me policinë në protestën e opozitës, ku ai mbeti edhe i plagosur.

Ai shpjegoi edhe acarimin me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu gjatë vizitës në spital. Por gjate diskutimit ne Komision, deputetja e Partise Socialiste Adelina Rista nxorri fotot e 4 vrasjeve te 21 Janarit 2011.

Sipas saj ne kete proteste nuk ndodhi ajo qe ndodhi 7 vjet me pare.

adelina rista 21 janari

DEBATI

Ylli: Berisha shpalli pucistë katër gazetarë dhe i thirri në komision dhe hyri në lokal dhe i nxori me dhunë.

Vokshi: Ore po turp i madh, ai është me kokën e çarë ju vazhdoni akoma fajin e ka Saliu? Ca po thua, i ra gurit me kokë?

Fidel Ylli: kjo është dhuna që i bëni ju si opozita maxhorancës në komision, unë ju dëgjova me vëmendje, i uroj shërbim të shpejtë gazetarit, kam pasur lokal që quhej bar West që rrinin gazetarët dhe i respektoj maksimalisht ata. Nuk kujtoj Saliun e parë apo të dytë, por kur qeveria e tyre i thërriti gazetërt pucistë, gazetari në fjalë urdhëroni te RD cfarë shkruan. Ky gazetar, shikojeni, dështojnë puçistët. Nuk ma mbyllni dot gojën mua, gazetari juaj nuk është gazetar

fidel ylli komison media

Boci: A është për ty ajo?

Ylli: Mbylle gojën e rri urtë se me mua e ke të humbur.

Vokshi: shumë mirë bëre, bravo, trego protestën e fundit dhe dhunën.

Ylli: Urdhëroni shkrimin këtu, ja ku i keni shkrimet.

Vokshi: Bini me këmëbt tuaja, kush ta ka dhënë këtë është për Edi Ramën?

Vokshi: Mos bërtisni ju mo, kujt i bëni arrogantin këtu, ca jeni ju, ofendime ky? Çfarë thoni mo, o Fadil kujt po i bërtisni ju, ca kujton?

Ylli: Katër të vrarë në bulevard. Ju jeni vrases.

Luciano Boci e nderpret.

Vokshi: Ul zërin, kë shantazhoni.

Ylli: Ca i bëra, foli 40 minuta. Mos më ndërprit halabak.

Boçi: Ik mor legen.

Vokshi: Do flasësh apo të heq fjalën?

Ylli: Kujt ia heq, as ma heq fjalën ti.

Vokshi: Fol për dhunën aty, a do flasësh apo jo?

Ylli: Po nuk më le të flasë, sepse ju djeg.

Vokshi: Kujt i djeg, po ju shket pushteti nga këmbët, nuk na thoni dot ju neve vrasës, merr vesh, i ke vrarë ti bashkë me ata që ke mashtruar, nuk ju vjen rëndë.

Ylli: po s’ma heq fjalën ti, duhet të dish një gjë që fjalët më të pista të miat janë më fal dhe të lutem, po të më thotë mua kolegu jot halabak, as ke shans të me heqësh fjalën ti./ Panorama/

Share: