Home KRYESORE Nis protesta, të rinjtë e FRPD dhe LRI çelin ekspozitën poshtë zyrës...

Nis protesta, të rinjtë e FRPD dhe LRI çelin ekspozitën poshtë zyrës së Xhafajt

Ashtu siç kishin paralajmëruar, të rinjtë e FRPD-së dhe ata të LRI po zhvillojnë sot një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit u mblodhën në orën 18:00, poshtë zyrës së Xhafaj, ku ky i fundit është vënë nën shënjestrën e akuzave nga opozita, pasi kjo e fundit pretendon se ministri mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

Po ashtu dhjetëra të rinj iu bashkuan sot protestës nga Shkodra dhe Lezha.

Ata shfaqën një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës. Ndërsa kanë ironizuar me titullin e ekspozitës duke e quajtur: Arritjet e “Rilindjes” në Arenën Ndërkombëtare.

Ekspozita përmban faqet e para të mediave;

Financial Times
Huffington Post
Corriere Della Sera
Independent Journal Review
L’Echo
The Times
Fox News
Berliner Kurier
Le Courrier des Balkans
Libero 24×7
Grasland
Br.de Bayerischer Rundfunk
DutchNews.nl
La Stampa Torino

Ne proteste nuk munguan edhe simbolika te tjera si “leket e droges” apo “qeset me kokaine” ne oborrin e ministrise se pagezuar si ministria e Droges.


360grade.al

Share: