Rama-deputetëve: Boll punësuat njerëz me mik, lëreni konkurset të funksionojnë

    Edhe pse në publik Kryeministri Rama thotë se njerëzit në administratë shtetërore punësohen në konkurse, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PS, u ka terhequr vemendjen deputetëve të tij të ndalin punësimet “me mik e me parti”.

    “Bëni kujdes me qytetarët. Mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me mesazhe”. Kështu ka deklaruar ai, thanë burime nga mbledhja. Ai ka theksuar se zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve, duke u kërkuar “lërini konkurset të funksionojnë”.

    Rama kohët e fundit ka shpeshtuar daljet në terren, duke shkuar nëpër qytete e fshatra për “llogariedhënie me qytetarët”.

    Share: