Home KRYESORE Sa te dhunshëm qe jemi në familje, 6 gra të vrara në...

Sa te dhunshëm qe jemi në familje, 6 gra të vrara në 6 muaj, 270 burra të arrestuar!

Për këtë vit janë vrarë 6 gra. Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës. Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë.

Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018. Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit, sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese.

Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra, raporton Top Channel, ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

Share: