Dënohet me 17 vjet burg një i ri me orgjinë shqiptare, pasi akuzohet si planifikues i një sulmi terrorist në Australi. Mediat e huaja shkruajnë se Agim Kruezi, 25 vjeç, u arrestua në sulmet kundër terrorizmit në Logan në shtator 2014 dhe u deklarua fajtor për përgatitjen e një sulmi terrorist.
Prokurori i Kurorës Lincoln Croëley i tha gjykatës se Kruezi po planifikonte “të vriste njerëz të rastësishëm, të pafajshëm në një vend publik dhe përfundimisht të vdiste si martir në atë sulm”.
“Kruezi tha se besonte se martirët automatikisht shkonin në parajsë dhe besonte se ai do të ishte në parajsë së shpejti”, tha Croëley.
Kur e arrestuan atij iu zbulua një armë e mbushur gjysmë-automatike, dy helmeta, dy hanxharë, një dokument që i njoftonte anulimin e pasaportës, një kopje të një libri me titullin “Jihad” dhe një flamur të Shtetit Islamik të ngjitur në murin e dhomës së tij të gjumit.
Disa ditë para arrestimit të tij, Kruezi kishte blerë një bidon me 10 litra benzinë dhe kishte dalë për të blerë shishe qelqi dhe tapa me qëllim të prodhimin e kokteileve Molotov.
Ne laptop iu gjeten dy video te tij teksa qëllonte me shigjetë dhe udhëzime se si të bëhet prerja e kokë.
Gjykatesja tha se ai nuk i ka ndryshuar pikepamjet. “Nuk shoh asnjë dëshmi pendimi”- tha ajo.
Familja e Kruezi u ul pas tij në gjykatë dhe qau ndërkohë që lexohej denimi. Kur ai u çua me pranga, ata bërtitën: “Ne do te shohim së shpejti, te duam”./Panorama