Home KRYESORE Deportimi/ Tre fëmijët, lënë babanë dhe Amerikën, vijnë në Shqipëri pranë nënës

Deportimi/ Tre fëmijët, lënë babanë dhe Amerikën, vijnë në Shqipëri pranë nënës

Eshtë një nga ngjarjet më të bujshme mediatike në Amerikë e gjetkë, ndarja e Çile Precetajt nga familja. Asaj nuk iu dha asnjë shans t’i përqafojë fëmijët, para se ta deportonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy muaj më pas, ndërsa i pret të zbresin nga avioni në aeroportin e Rinasit, emocionet janë të mëdha. Tre femijët amerikanë vendosën t’i thonë lamtumirë SHBA-ve, dhe të atit duke zgjedhur të jetojnë pranë nënës. Për Mikin, Migenën dhe Martinën nuk është e lehtë. Të bashkohesh me një prind do të thotë të humbësh tjetrin.

Dy muaj më parë, dëbimi ishte shokues. Fëmijët u njoftuan nga nëna e tyre ditën e deportimit, kur ajo priste avionin në një aeroport të Gjermanisë, e shoqëruar nga dy punonjës të zyrës së emigracionit.

Faqet e para të mediave prestigjoze ndërkombëtare shkruan për rastin e nënës së ndarë nga fëmijët e saj, duke e përshkruar si një grua pa rekorde kriminale që nuk përbënte rrezik për askënd, një emigrante që prej 18 vjetësh kërkonte me ngulm të bëhej shtetase amerikane por që në fund nuk ia doli./Opinion.al

Share: