Kryeministri është në tarracën me pishinë e një vilë në bregdetin e Romës në shoqëri të mirë:
: janë fotografitë e para të çiftit, dhe janë publikuar ekskluzivisht nga e përjavshmja italiane Oggi.
Kryeministri Giuseppe Conte, 53 vjeç, me të dashurën e tij Olivia Paladino, 38, në tarracën me pishinë të një vilë në bregdetin romak: janë fotografitë e para të Kryeministrit me të dashurën sexy. Janë fotot e “ndaluara”.
Në villë me pishinë – revista Oggi) publikon fotot e para të kryeministrit Giuseppe Conte dhe të dashurën e tij Olivia Paladino, menaxhere e hotelit Plaza në Romë në pronësi të babait Cesare. Të dy janë fotografuar në tarracën me pishinën e një vilë të bukur në bregun jugor të Romës.
Fotot e para së bashku – Deri më tani, pavarësisht se janë prej një kohë të gjatë një çift zyrtar dhe edhe pse tashmë familjet e tyre , janë njohur, të dy ishin gjithmonë shumë të angazhuar për të shmangur fotot së bashku: ajo kurrë nuk është shfaqur pranë tij në rastet zyrtare; të dy arritën dhe shkuan veçmas në darka, madje edhe me fëmijët e tyre, duke përdorur hyrjet anësore dhe duke lënë takime natën vonë, shpeshherë në Palazzo Chigi. /perktheu 360grade.al
360grade.al