Home KRYESORE Historia prekëse, Missi i dha fund jetës, i fejuari vetëvritet pas funeralit

Historia prekëse, Missi i dha fund jetës, i fejuari vetëvritet pas funeralit

Një ngjarje tragjike ka shokuar Britaninë e Madhe. Dy të rinj, që ishin në lidhje prej vitesh i kanë dhënë fund jetës njëri pas tjetrit.

32-vjeçarja Sophie Gradon, e cila në vitin 2009 u shpall Miss Britania, u vetëvra në 22 Qershor. Ajo ngjarje i tronditi të gjithë por tragjedia u rëndua.

Disa ditë më pas, i jep fund jetës edhe i fejuari i saj 25-vjeçar i cili nuk e përballoi dot humbjen e të dashurës së zemrës.

“Nuk do rresht kurrë së dashuruari, zemra ime do jetë e jotja deri ditën që do bashkohem me ty. Do shihemi shumë shpejt engjëlli im”, kishte shkruar Aaron Armstrong në Facebook, në gjendje dëshpërimi pas vdekjes së Sophie.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, të dy ata kishin pasur probleme me depresionin në të shkuarën. Madje katër vite më parë Aaron kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Edhe pse ata ishin trajtuar, në fund depresioni i mundi të dy./a.m.

Miss Great Britain 2009 Sophie Gradon arrives at the Miss Great Britain party, at the Red Room, at Les Ambassadeurs, Mayfair, central London.


360grade.al

Share: