Home KRYESORE Ja cili është sekreti i njerëzve të lumtur

Ja cili është sekreti i njerëzve të lumtur

Lumturia është një gjë tejet interesante, për të arritur një lumturi të tillë është e rëndësishme që të zbulosh shenjat që e largojnë ato.

Më poshtë do të lexoni disa nga gjërat që njerëzit e lumtur kanë të përbashkët.

E zgjedhin kohën në vend të parasë

Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa më shumë lekë, sipas një hulumtimi të publikuar këtë vit në ‘Social Psychological and Personality Science’.

Por ata janë mirë financiarisht

Hulumtimet tregojnë se mirëqenia mendore rritet kur rriten të ardhurat, por kjo vlen vetëm derisa të arrihet një shumë mesatare e të ardhurave vjetore, pas së cilave nuk vazhdon më lidhja mes parave dhe lumturisë. Me fjalë tjera, njerëzit e lumtur mjaftohen me aq para sa të kënaqen me gjërat e pakta të jetës, dhe të qenit tejet i pasur nuk ju bën më të lumtur.

I shpenzojnë paratë në gjëra aventureske

Paratë e shpenzuara në përvoja, e jo në objekte, ndikojnë që njerëzit të jenë më të lumtur, sipas një studimi nga viti 2014. Hulumtuesit kanë zbuluar se më të lumtur ju bën shpenzimi i parave në një udhëtim të ëndrrave sesa në blerjen e një gjëje materiale.

l.h/ dita

Share: