Edi Rama nuk i ndahet lajmit. E do lajmin me shumë se veten. Për tu bërë lajm, ai shfrytëzon çdo rast ku vëmëndja publike është në kulm. Këtë e ka bërë në takime protokollare ndërkombëtare si në BE, NATO, etj.
Në homazhet e zhvilluara në ambientet e Kuvendit, Rama është shfaqur i veshur me brekushe dhe atlete të bardha.
Ndonëse homazhe në nder të ish-ministrit dhe një ish-anëtari themelues të partisë socialiste, Luan Hajdarga, kryeministri Rama nuk la pa i shpëtuar mundësia të tregonte stilin e tij në veshje edhe në ceremoni të tilla, duke bërë kontrast me të gjithë të pranishmit e tjerë të cilët ishin kujdesur që te visheshin në mënyrë adekuate për homazhe.
Kryeministri u shfaq me brekushe dhe me atlete të bardha.
Komentin bëjeni vetë./kohajone/