Në protestën e artsitëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, ka folur sot edhe aktori e pedagogu Guljem Radoja.
Me fjali të qarta, por jo pa zemërim, Radoja i kujtoi Rames teatrin e rubairave, ku publiku hynte nga sqetulla, sikurse u shpreh dhe tha se si qytetar e sfidonte qeverinë dhe Kryeministrin, ndërsa si aktor nuk do t’i lejonte kurrë të bënin homazhe mbi kufomën e tij.
“Unë qytetari Guliem Radoja e sfidoj atë, qeverinë, këtë anonimat, ndërsa si aktor nuk do t’ja lejoj kurrë luksin atyre të bëjnë homazhe mbi kufomën time. Siç i sfidoi Bujar Lako edhe komunisto-scialisti Fadik Kujovska, edhe siç i sfidoi Fatos Sela.”
Deklarata e aktorit te njohur, u prit me duartrokitje tek te pranishmit ne protesten kunder prishjes se teatrit./opinion.al