Përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore ka dalë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Mehdi Bici, i cili ka kërkuar që në këtë seancë të përfaqësohet vetë, pa praninë e avokatëve mbrojtës.
Sipas ILDKPKI, Bici ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së tij, duke e fshehur atë.
KPK ka konstatuar se gjyqtari Medi Bici ka këto prona: Vilë katërkatëshe në rrugën “Pasho Hysa” ndërtuar në vitet ‘93-‘96 si ndërtim pa leje si edhe në një tokë 237 m katrorë.
Më pas kjo banesë është legalizuar në vitin 2011.
KPK në relacionin e saj shton se ka mospërputhje me vlerat truallit. Sipas KPK gjyqtari e ka ndërtuar shtëpinë pa leje ndërkohë qe ka qenë gjyqtar, duke shkelur ligjin.
Por nga ana e tij Bici ka thënë se është ndihmuar nga vëllai me një shumë prej 10 mijë eurosh për shkollimin e fëmijëve.
Po ashtu KPK shton se gjyqtari ka dhe një llogari rrjedhëse me 1 milionë lekë më burim nga kursime./Opinion.al