Home KRYESORE Profil/ Ndërroi jetë pas një hemoragjie në tru, kush ishte politikani dhe...

Profil/ Ndërroi jetë pas një hemoragjie në tru, kush ishte politikani dhe pedagogu Luan Hajdaraga

Luan Hajdaraga ndërroi jetë sot në moshën 69 vjeçare, pas një hemoragjie masive cerebrale që e goditi në tru katër muaj më parë në pikën doganore të Qafë Thanës, ndërsa kthehej nga Struga ku jepte leksione në fushën e sociologjisë.

Hajdaraga do të mbahet mend si një nga themeluesit e Partisë Socialiste në vitin 1991.

Karriera e tij vazhdoi në strukturat e lartë të Partisë Socialiste deri pak vite më parë, kur edhe u tërhoq përfudimisht nga politika aktive për tiu kthyer profesionit të pedagogur duke qenë edhe rektor i një universiteti të njohur privat në Tiranë.

Në vitet 1998-2000, Hajdaraga mbajti detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e drejtuar nga Fatos Nano.

Luan Hajdaraga ka qenë edhe një mik i shpeshtë në panelin e të ftuarve në “Opinion”.

Më 31 gusht 1997, ai ishte ndër personazhet e parë që hapën ciklin e debateve në emisionin “E diela debat” të gazetarit Blendi Fevziu që u pasua më pas nga “Opinion” në Tv Klan, ku sërish Hajdaraga ishte një nga personazhet e shpeshtë të ftuar në panel./Opinion.al

Share: