Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera 116 të vrarë në aksidente/ A do të ndalet masakra në rrugët...

116 të vrarë në aksidente/ A do të ndalet masakra në rrugët tona vetem me gjoba?

Shtatzëna që humbi jetën të martën në rrugën Levan-Fier ishte viktima e fundit e një zinxhiri aksidentesh me dhjetëra të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë te mbushura me policie rrugore te fshehur ne kthesa per te vene gjoba dhe jo ruajtur mbarevajtjen e rregullave te qarkullimit.

Majlinda Troka 27 vjeçe, afërsisht 7-muajshe shtatzënë qe humbi jetën për shkak të një përpjekjeje të gabuar për parakalim të një makine që vinte përballë dhe bashkë me të u plagosën edhe 5 vetë të tjerë.

Duhet thene se të dhënat për muajin gusht zyrtarisht nuk kanë dalë ende, por numërohen mbi 15 të vdekur në aksidente. INSTAT raporton për 116 njerëz të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, pra nga janari deri në korrik ndersa Mediat raportojne me shifra marramendese gjobash te vena nga Policia Rrugore.

Janë 116 nëna, baballarë, motra, vëllezërit apo fëmijë të humbur nëpër aksidente që vazhdojnë prej vitesh me të njëjtin intensitet, pa u frenuar nga asnjë masë serioze shtetërore te duhur.

Te pakten me shifrat marramandese qe kane mbledhur nga gjobat te kishin bere sensibilizimin e duhur te qytetareve dhe jo ta trumbetojne se fitore financiare!

Është e vërtetë se të vdekurit në aksidente për të njëjtën periudhë, një vit më parë, ishin 127 vetë, pra 11 vetë më shumë, por a mund të quhet ky një përmirësim i situatës dhe rezultat i gjobave te shumta te Policise rrugore!?

Eshte koha dhe duhet kuptuar qe gjobe-venia nuk ndergjegjeson per vetem frikeson qytetaret?! Shenjat janë qe këta 11 jetë “të shpëtuara” në krahasim me një vit më parë, janë shpëtuar nga rastësia dhe aspak për hir të një plani masash të qeverisë kundër aksidenteve.

“Sepse nuk ekziston asnjë plan qeveritar për t’i parandaluar aksidentet, veç lëshimit të qindra policëve me bllok në dorë të fshehur pas shkurreve në autostrada. Nuk ka asnjë plan për gjetjen, regjistrimin dhe investimin në rrugët ku mungon ndriçimi, tabelat apo shenjat paralajmëruese, që do të shpëtonin jetë njerëzish”.- shkruan Laspi.al

Gjobat e policisë nuk kanë fuqi ta ndalin vrasjen e përditshme të shqiptarëve në rrugët e Shqipërisë (sipas llogarive rezulton se çdo 3 ditë, 2 shqiptarë kanë vdekur në aksidente) edhe pse vihen me qindra gjova cdo dite ne kurriz te qytetareve te varfer.

Share: