Shtatë juristë kanë vendosur kandidaturën për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Lista është shpallur sot në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Vakancat në Kushtetuese u krijuan pasi shumë gjyqtarë dolën nga sistemi për shkak të vetingut. Ndër kandidatët është dhe Theodhori Sollaku, ish-kryeprokuror, që së fundmi punon si avokat.
Njoftimi i kuvendit
Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 25.7.2018, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur aplikimet kandidatët e mëposhtëm:
1. znj. Elsa Toska
2. znj. Fiona Papajorgji
3. z. Ilir Panda
4. z. Sinan Tafaj
5. z. Theodhori Sollaku
6. znj. Valbona Bala
7. z. Vasil Bendol