Home KRYESORE Arsyeja, pse janë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë?

Arsyeja, pse janë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë?

Duket se ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secili vend e ka arsyen e tij

Nëse radhët e gjata në aeroport ju mërzisin, vetëm kujtojeni këtë shkrim.

E kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat e kuqe shpesh zgjedhen nga shtetet që kanë një sistem komunist ose një histori komuniste. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Latvisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, gjithashtu përdorin ngjyra të kuqe në pasaportat e tyre. Vendet që janë të interesuara t’i bashkohen BE-së, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë.

E kaltër

Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Ngjyra e kaltër në pasaporta simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta të kaltra. Në bllokun e vendeve të Amerikës Jugore pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen me ‘Mercosur’ – një treg i përbashkët.
Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela bën përjashtim këtu: i përket gjithashtu unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976, transmeton Gazeta Express.

E gjelbër


Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbra. Si Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës.
Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – kanë gjithashtu pasaporta me ngjyrë të gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ata i përkasin ECOWAS (Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore).

E zezë


Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto pasaporta mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa shteteve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Kongo, Malavi dhe të tjera.
Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, për shkak se e zeza është ngjyra kombëtare e vendit.

Kjo hartë më poshtë tregon më së miri ngjyrën e pasaportave të çdo shteti:


360grade.al

Share: