Home KRYESORE “Ata më akuzonin mua për çdo vjedhje. Nuk mbaj mend se kë...

“Ata më akuzonin mua për çdo vjedhje. Nuk mbaj mend se kë kam vrarë”, dëshmia e parë e autorit të masakrës në polici

“Ata më akuzonin mua për çdo vjedhje që ndodhte në fshat”, kështu është shprehur autori i masakrës së Selenicës, i cili shuajti 3 familje (kushërinj të tij). E njëjta hipotezë është dhënë edhe nga gjyshi i tij, i cili ka thënë se dje kanë qenë në një drekë dhe njëra prej viktimave i ka thënë se “Ridvani ka vjedhur kaposhat e detit”.

Ridvan Zykaj, u kap mëngjesin e sotëm 12 orë pas masakrës me 8 të vrarë. Në momentin e arrestimit ai nuk bëri rezistencë ndaj policisë. Sakaq është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës ku po merret në pyetje. “Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se cfarë kam bërë dhe kë kam vrarë”, ka thënë më tej, por duke mos e mohuar debatin me kushërinjtë. “Ata me akuzonin mua per çdo gjë që ndodhte”- ka thënë killeri i Selenicës në polici.

Share: