Një 36 vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmë me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin grek, ndërkohë që mediat vendase ende nuk e japin identitetin e tij.
Sipas informacioneve të para trupi i pajetë u gjet pak pas mesnatës në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli, ndërsa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Hetimet paraprake thone se motivi i krimit mund të ketë lidhje me larje hesapesh mafioze.