Home KRYESORE Bllokohet në doganë ngarkesa prej 25.3 ton miell gruri, vinte nga Greqia

Bllokohet në doganë ngarkesa prej 25.3 ton miell gruri, vinte nga Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

Trupat inspektuese e DR AKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekti cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht. Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Share: