Një 37-vjeçar nga Tirana ka kërkuar urdhër-mbrojtje, pasi akuzon ish-gruan për dhunë psikologjike. Rasti në fjalë është denoncuar në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.
Burime zyrtare thanë se u referuan materialet në prokurori, ndërsa u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin L. T., vjeç 37, i cili akuzon ish-gruan me inicialet E. K., vjeç 34, për dhunë psikologjike.
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin L. T., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi ish bashkëshortja, shtetasja E. K., vjeç 34, me ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.