Pak ditë pas masakrës ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, në fshatin Resulaj ka rënë qetesia, ndërsa në familjet e viktimave ka ende një situatë shokuese.
Shtëpia e vetme e hapur është ajo e Azem Zykaj, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh. Familjarët të presin, por i kanë kërkuar mirëkuptim gazetarit Armand Xhelilaj për të mos filmuar në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër.
I vetmi që ka shkuar në shtëpinë e Ademit për ngushëllime ka qënë gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, i cili i ka drejtuar një mesazh të afërmve: “Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë.”
Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.
“Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë”. Është shprehur një mik i Azemit
“Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë”, tha nje banor i zones.
“S’ka tragjedi më të madhe. U shua familja. Sidomos dy fëmijët e vegjël. Kanë qënë fis i mirë. Punëtorë. I sharroi tetë veta. Ta çajnë dhe t’ja mbushin të çarat me kripë”, tha nje banore.
Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre.
Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht. / Shqiptarja.com