Home KRYESORE Horoskopi, 09 gusht 2018

Horoskopi, 09 gusht 2018

Dashi

Marsi në një pozicion  shumë të përshtatshëm sot  do t’ju sjellë vrullin dhe energjitë që ju mungojnë për të përballuar një ditë intensive, por duhet të keni pak edhe sensin e masës.

Demi

Mundohuni të tregoheni kujdes për çdo gjë me të cilën merreni, prandaj mos i nënvleftësoni ato që mund t’i konsideroni si gjëra pa rëndësi. Ndjeheni disi të lodhur por nuk tërhiqeni kollaj.

Binjakët

Kuadri yjor është tërësisht pozitiv për ju, prandaj parashikohet një ditë më fat në përgjithësi, ndonëse në raportet me partnerin diçka nuk funksionon. Ndoshta duhet gjetur një gjuhë tjetër në këtë aspekt.

Gaforrja

Marsi sot është një orbitë kundërshtuese për ju, prandaj edhe dita do t’ju duket tejet e lodhshme dhe stresuese. Edhet në planin sentimental duhet të bëni shumë për të evituar përplasjet.

Luani

Ndonëse në përgjithësi kuadri yjor paraqitet i mirë, ndonjë problem i vogël mund t’ju detyrojë të bëni një hap prapa. Nëse arrini të kuptoni partnerin, gjërat do të shkojnë shumë më mirë.

Virgjëresha

Energjitë tuaja janë vërtet të pashtershme, aq më tepër që keni edhe Jupiterin në mbështetje, prandaj sot do të jeni vërtet të papërballueshëm për të tjerët. Duket mjaft pozitiv edhe erosi.

Peshorja

I zoto e di ku i pikon çatia, thotë një thënie e njohur. Kjo është thënia e famshme që sot do të jetë edhe motoja juaj, e cila me mund t’ju sigurojë edhe arritjen e një objektivi pa mbështetjen e askujt.

Akrepi

Nëse sot do të ndjeheni të paqëndrueshëm, hezitues për të vepruar e ndoshta edhe paksa nervozë këtu sigurisht që kjo vjen edhe nga ndikimi i Hënës në shenjë. Më mirë të dëgjoni më shumë e të flisni më pak.

Shigjetari

Falë natyrës suaj të paepur dhe shpirtit tuaj të sakrificës sot do të arrini një sukses të pashpresuar, por in extremis. Kujdes në raportet me kolegët, ndërkohë që ato me partnerin janë ekzemplare.

Bricjapi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot mund të arrijnë të konkludojnë një tratativë të gjatë, nëse do të mund të tregohen tolerantë në pika të veçanta. Duhet ta mblidhni ca dorën në shpenzime.

Ujori

Një ditë e mirë nuk do të thotë se do të vijë gjërat nga qielli, por do të keni mbështetjen e yjeve për të arritur objektivat tuaja. Afërdita  mbi të gjithë stimulon raportet ndërpersonale.

Peshqit

Asnjëherë nervozizmi dhe gjaknxehtësia nuk kanë qenë “këshilltarë” të mirë, prandaj është më e udhës t’i merrni gjërat me qetësi dhe do të shihni se sa shumë mundësi keni për të arritur suksesin.

Share: