Home KRYESORE Horoskopi ditor! E Hënë 27 gusht 2018

Horoskopi ditor! E Hënë 27 gusht 2018

Dashi

Kjo dite do jete me e qete sesa duhet për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini ne heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund te sjelle probleme. Beqaret do marrin një propozim nga dikush qe para disa kohesh e kana pasur inat. Mendohuni mire para se ta refuzoni. Financat do jene te mira, por mos kryeni shpenzime te kota.

Demi

Jupiteri do jete aleati juaj ne jene sentimentale dhe gjithçka do shkoje me se miri. Komunikimi do jete i mire dhe pasioni ne mbrëmje do te rindizet. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe jo te kërkojnë “gjilpërën ne kashte”. Askush nuk është perfekt. Te ardhurat nuk do jene aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato qe iu duhen.

Binjaket

Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo do sjelle here pas here debate. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht propozimet qe do iu bëhen, jo te tallen. Perspektivat financiare do jene te mira. Ne këtë sektor mund te jeni shume te qete. Nëse keni marre para hua është koha për t’i shlyer.

Gaforrja

Planetët do iu mbështesin gjate gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jete me entuziazmues se me pare. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqaret do njohin dike interesant gjate një feste pune apo ne ndonjë party me miqtë e ngushte. Ne planin financiar mund te keni ndonjë mini-krize. Tregohuni te vëmendshëm dhe merrni masa para se gjendja te përkeqësohet.

Luani

Te dashuruarit nuk duhet te qahen aspak gjate kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni edhe me mire. Beqaret do jene joshës dhe do e kenë me te lehte te bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shume kujdes dhe rigorozitet për te mos pasur probleme.

Virgjeresha

Lidhja juaj do kaloje një dite te stuhishme dhe te mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm qe partneri te beje gjithmonë atë qe doni ju sepse nuk keni për te arritur askund. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas personave qe kane një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një te trete. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.

Peshorja-Atmosfera ne çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja qe ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do bëni gabime.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj te zemrës. Do e toleroni me tepe rate dhe do i respektoni disa vendime. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jene te begata. Do arrini te shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari-Do e keni te thjeshte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato qe do iu thonë te tjerët, por te reflektojnë dhe te bëjnë zgjedhjet e duhura. Ne planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shume shpejt ky sektor do jete goxha me i mire se tani.

Bricjapi

Ka rrezik qe çështjet financiare te sjellin debate te forta ne çift gjate kësaj dite. Mendoni te mos i përzieni shume ato nëse doni te keni një jete me te qete. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet te mendohen mire para se te bëjnë te duhurën. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe te dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.

Ujori

Do kaloni momente shume te këndshme dhe te mbushura me emocione sot pranë atij qe dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shume kohe ne dispozicion ai do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten shume. Financat serish nuk do jene te qëndrueshme. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë ai do e kuptoje se çfarë ndjeni me te vërtetë për te. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, por do kaloje një dite te mrekullueshme fale surprizave te miqve te ngushte. Ne planin financiar mos ëndërroni te bëni shpenzime marramendëse sepse do keni vështirësi me pas.

Share: