Home KRYESORE Ka edhe kështu: Ministri jep dorëheqjen për shkak të bashkëshortes

Ka edhe kështu: Ministri jep dorëheqjen për shkak të bashkëshortes

Ministri norvegjez i Transporteve, Ketil Solvik-Olsen dha sot dorëheqjen për t’i dhënë përparësi për një periudhë njëvjeçare, karrierës së bashkëshortes së tij me profesion mjeke. Një veprim që u përshëndet për veçantinë e tij për barazinë gjinore burrë-grua.

”Ka qenë vërtetë fantastike të qënit ministër i Transporteve dhe i Komunikacionit dhe në fakt do të kisha dashur të vazhdonte gjithë jetën time”, u shpreh Solvik-Olsen, anëtar i partisë të Progresit (e djathta antiimigracion) i cili drejtonte këtë ministri që nga viti 2013.

Në këtë pikë të jetës time jam vërtet në udhëkryq, pasi është radha e bashkëshortes time të ndjekë ëndrrën e saj. Ka qenë një marrëveshje që e kemi vendosur vite më parë.

Bashkëshortja e tij, Tone Solvik-Olsen ka pranuar për një vit postin e mjekut në një spital për fëmijë në SHBA.

Ky vendim u përshëndet në rrjetet sociale. ”Vërtet për t’u duartrokitur”, ”një shembull fantastik”, ishin reagimet në Twitter.

Një hap përpara ashtu si shtetet e tjera nordike në këtë drejtim, Norvegjia renditet në vend të dytë pas Islandës në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror për barazinë gjinore burrë-grua.

Sipas mediave norvegjeze, ministri i Naftës dhe Energjetikës, Terje Søviknes edhe ai pjesë e partisë së Progresit do të heqë dorë nga posti që drejtonte për t’iu përkushtuar përgjegjësive të politikave lokale.

360grade.al

Share: