Home KRYESORE “Mona, je perfekte”: Bashkëshorti 84 vjeçar mëson si të trukojë gruan që...

“Mona, je perfekte”: Bashkëshorti 84 vjeçar mëson si të trukojë gruan që po verbohet

Thuhet se dashuria qëndron në gjërat e vogla. Këtë gjë e tregon më së miri historia e

Mona dhe Des Monahan, burrë dhe grua irlandez ajo 83 vjeçe dhe ai 84, të martuar prej 57 vitesh.

Mona është duke u verbuar për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të shikimit dhe Des, ka nisur të mësojë se si ta lyejë.

E di se sa fiksim e ka gruaja këtë gjë dhe për këtë arsye, u regjistrua në një kurs make-up, për tu siguruar që kur e shoqja të mos jetë më e zonja për tu kujdesur vetë, pasi që tani nuk i dallon mirë ngjyrat, ai ta rregullojë.

“Dua vetëm që të ndihet mirë me veten”, thotë Des, i cili tashmë ka mësuar dhe së fundmi ka publikuar një video ku tregon se si hap fondatinën te Mona.

Tashmë ai është bërë një make-up artist dhe di të bëj tualet total, përfshirë buzëkuqin dhe sytë.

“Mona, je perfekte”, i pëshpërit gjatë kohës që e lyen, ndërsa më tej i thotë se atë natë do të dalin për darkë në restorant, shkruan noa.al.

Ndërkohë Mona ndihet e lumtur nga fakti që i shoqi di si ta lyejë, “Më pëlqen ideja që dikush ta bëj në vendin tim, ndihem gati për tu përballur me botën”. /a.y/noa.al

Share: