Home KRYESORE Rrëfehet De Biasi: Duka nuk më la të drejtoja Italinë. Duhet të...

Rrëfehet De Biasi: Duka nuk më la të drejtoja Italinë. Duhet të jetë mallkim!

Në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Sport, Gianni De Biasi tregon sesi Armando Duka nuk e lejoi të merrte drejtimin e Italisë, ndërsa Boniek e “mashtroi” në momentin e fundit.

Për të, kombëtaret janë shndërruar në mallkim.

Që kur u largua nga drejtimi i Shqipërisë, më shumë e kemi parë si opinionist sesa në rolin e trajnerit, rol që e ushtroi për një kohë të shkurtër Alaves në Spanjë.

Keqardhja më e madhe për Gianni De Biasin është fakti që ishte shumë pranë stolit të Polonisë, por Boniek zgjodhi t’i besonte një trajneri vendas.

“Është një histori që nis më herët. Jam kontaktuar nga Boniek përpara se ai të zgjidhte Nawalkan, trajnerin që ishte në Botëror. Ishte viti 2013, por isha në kontratë me Shqipërinë, ndaj nuk mund të bëhej asgjë. Zibi (Boniek) u bë i gjallë pak javë më parë, për të zëvendësuar pikërisht Nawalka.

Një ditë u ndjeva trajner i Polonisë, kur Boniek më la takim në Romë për të përcaktuar detajet. Kisha përgatitur edhe kostumin që do të vishja. Por Boniek nuk u ndje më dhe nga shtypi mësova që kishte zgjedhur një tjetër, për këtë më vjen keq.

Zibi sigurisht që do të bëjë zgjedhjet që dëshiron, por në këtë rast ose nuk është shpjeguar mirë, ose unë nuk e kam kuptuar. Nuk kam asnjë pishman, por është hera e dytë që më ikën nga duart një kombëtare.

Në 2016-ën presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk më la të pasoja Conten tek Italia. Duhet të jetë mallkim”, tregon ai.

a.s/dita

Share: