Home KRYESORE Salvini, nën hetim për anijen Diciotti. Akuzat: Rrëmbim personi, arrest i paligjshëm...

Salvini, nën hetim për anijen Diciotti. Akuzat: Rrëmbim personi, arrest i paligjshëm dhe shpërdorim detyre

ROME – Matteo Salvini dhe shefi i tij i stafit në Ministrisë së Brendshme Matteo Piantedosi hetohen për rrëmbim personi, arrestim të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës. Vendimi është marrë mbrëmë nga prokurori i Agrigento Luigi Patronaggio, pas një ditë që filloi me marrjen në pyetje në ,sheshin Clodius të dy zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme në zinxhirin e komandës, që çoi në ndalimin në fillim të zbarkimit në Lampedusa dhe pastaj të Catania të 177 emigrantëve të shpëtuar nga anija Diciotti, nga Roja Bregdetare italiane.

Prokuroria  në këtë pikë do të vendosë kë  do dëgjojë dhe kur, ndërkohë që “çdo vlerësim negativ i vendimeve të marra nga Salvini ‘- shpjegon prokurori – duhet të jenë subjekt i autorizimit nga ana e Senatit (kreu i Ministrisë së Brendshme dhe nënkryetar i Këshillit është në fakt një senator i Lega Nord) . “Është një turp, ata nuk do më ndalin”, vjen reagimi I menjëhershëm i liderit të Lega Nord, shkruan Corriere della Sera.

Pika e kthesës në hetime

Kthesa në hetimin erdhi pas një seance degjimi që zgjati tre orë, si njerëz të informuar mbi faktet, të prefektëve Gerarda Pantalone dhe Bruno Corda, përkatësisht kapoja dhe zëvendësi i Departamentit të Lirive Civile dhe Emigracionit të Ministrisë së Brendshme. Zyra që në rast emergjence duhet të zgjedhë portin e sigurt për anijet italiane, tregtare ose ushtarake, në territorin kombëtar. Gjatë marrjes në pyetje u zbulua se të dy zyrtarët – merrnin dispozitat nga kreu i Kabinetit të Ministrisë së Brendshme në kontakt të drejtpërdrejtë me ministrin. Por përpara prokurorëve sicilianë, drejtuesit e prefekturës do të konfirmonin gjithashtu se Catania nuk ishte “porti i sigurt” për anijen Diciotti. Ishte vetëm një ulje teknike, të paktën deri natën e fundit. Me pak fjalë, anija e Rojes Bregdetare ende teknikisht nuk kishte arritur në destinacionin e saj. Për këtë arsye emigrantët në bord nuk janë lejuar te zbarkojnë, por asistenca është siguruar dhe është lejuar vetëm në raste të veçanta.

“Kush e ka ndaluar zbarkimin?”

Prokurorët, të cilët gjithashtu kanë dëgjuar zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe personelit ushtarak të Rojes Bregdetare, për të rindërtuar atë që ndodhi në dhjetë ditët e fundit, i kërkuan Pantalone dhe Corda (prefekti dhe zv I tij), kush e urdhëroi ndalimin e zbarkimit në tokë të emigrantëve dhe në qoftë se ata vetë ishin të vetëdijshëm se në këtë mënyrë, mund të kishin kryer krime. Prefektët janë përgjigjigjur se kanë vepruar në përputhje me dispozitat e eprorëve dhe se kanë vepruar sipas rregullave, edhe pse për ditë Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka përsëritur publikisht se ishte urdhëri i tij për të mos lejuar zbarkimin e emigrantëve duke pritur për një angazhim e Evropës për rishpërndarjen e tyre./perktheu 360grade.al

Artikulli original:https://www.corriere.it/politica/18_agosto_25/diciotti-salvini-indagato-sequestro-persona-arresto-illegale-abuso-d-ufficio-0c1bbbaa-a899-11e8-a941-3e0c2a4df45f.shtml

Share: