Home KRYESORE Basha lidh foton e Ramës dhe Xhafës me thënien e prokurorit të...

Basha lidh foton e Ramës dhe Xhafës me thënien e prokurorit të vrarë nga mafia

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka zgjedhur një thënie të Paolo Borselinos, prokurorit të vrarë nga mafia italiane ne Palermo, për të shpjeguar se pse duhen larguar politikanët e lidhur me krimin.


Pa shumë komente, por me një foto montazh ku dallojnë portertet e Kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj apo edhe deputetet Balla, demokrati Basha përcjell shënimin e mëposhtëm:

 

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”.

Paolo Borsellino Prokuror Italian i Antimafia

 

Share: