Home I pakategorizuar Dom Anton Kçira takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Dom Anton Kçira takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Nga Leonora Laçi

Pak ditë pas festimeve të 2 vjetorit të shpalljes shenjtore Nanës Tereze( 4 shtator 2016), një tjeter shqiptar, dom Anton Kçira takohet me Papa Françeskun, së bashku me Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj.

I njejti papë që martirizoi 38 nga klerikët katolik shqiptarë të persekutuar nga regjimi komunist. I njejti papë që shenjteroi dhe Nanen Tereze, e tashme takon një tjetër martir të gjallë që është sakrifikuar për popullin shqiptar e veçanërisht diasporen shqiptare në ShBA.

Dom Antoni shkruan rreth këtij takimi të rendësishëm të jetës së tij, ndonëse ka takuar në jeten e tij meshtarake edhe papet e mëparshëm:-“ Takimi i sotem me papa Françeskun, gjatë meshës së shejt që u kremtu në kapelen e Shën Martes, në Vatikan dhe takimi pas meshës ishte vërtetë diçka e veçantë për mu. Ishte një takim i përzemërt, me emocione dhe i paharrueshëm, nji bekim hyjnor për jetën time meshtarake.

Prandaj, falenderoj Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj qi ma mundësoi takimin e sotëm me papen, të cilin ai e njoftoi edhe për jetën, veprimtarinë dhe dëshmin time meshtarake.

Papa Françesku u interesu për jetën time meshtarake, për misionin e veprimtarinë dhe më përgëzoi përzemërsisht, më bekoi e më dha kurajo të shkoj përpara gjurmëve të krishtit shelbues. Dhe më tha:-“ Je deshmitar i gjallë i dashnis që Krishti ka për çdo njeri, kudo. Posaçërisht për popullin e vendit tand. Zoti të bekoft e të rujt.” Unë efalenderoj Zotin për këtë dhuratë të bukur, për këtë mirënjohje, për këtë bekim plot domëthanës që e pata sot në Vatikan, që s’ka president që mundet me ma dhanë. Dua të nënvizoj se pas nji jete mase 51 vjeçare meshtarie, gjithmonë në mesin e popullit tim shqiptar, në vendlindje dhe në diasporë ( në Detroit), komunitetit të Shën Palit, takimi me papa Françeskun e bekimi që mora prej tij, janë dhunti e çmueshme, nji lloj shpërblimi dhe mirënjohje për mundimin, vuajtjen por edhe për gezimet që kam pas gjatë tanë jetes dhe veprimtarisë time meshtarake. Po kthehem i lumtun, i pasun me hire e bekime hyjnore, me perqafimin e papes, për të cilin çdo ditë i lutem Zotit të na ruaj në drejtimin e kishës- mbyll fjalën e tij dom Anton Kçira.

Dom Antoni po gëzon frytet e punës së tij, një vit më parë iu festua 50 vjetori i meshtarisë si dhe studiuesit Tomë Mrijaj& Klajd Kapinova botuan një libër të dytë kushtuar atij. Ndërsa Shoqata Trojet e Arbrit mbajti me 1 gusht 2018 në Gjakovë që është vendlindja e tij, një Akademi për aktivitetin dhe kontributin e dom Antonit në diasporë por dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Tashmë dom Antoni takon papa Françeskun, dhe siç thotë dhe vetë takimi me të dhe vlerësimi që papa shfaqi ndaj tij ia kalonte çdo dekorimi e vlerësimi shtetërorë.

Share: