Duket më e frikshme se nga ajo çfarë ka ndodhur. Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar.
Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë.
Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.
Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”.
Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet Adriel Sala vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë./Opinion.al