Home KRYESORE E turpshme/Arta Marku fut në kaos Krimet e Rënda, sharje e grushte

E turpshme/Arta Marku fut në kaos Krimet e Rënda, sharje e grushte

Eshtë e paprecedent situata që kanë ndodhur këtë javë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë dosja “Shullazi”. Kujtojmë se Arta Marku çmontoi trupën e prokurorëve që hetonin Emiljano Shullazin, duke transferuar Elisabeta Imerajn pak muaj më parë tek Prokuroria e Tiranës. Në kohën kur duhej të jepej pretenca kishte mbetur vetëm Besim Hajdarmataj, pasi edhe Ened Nakuçi është larguar jashte vendit per arsye shendetësore.

Drejtuesja e Krimeve të Rënda kërkoi që të vendosej me short se kush do të ishte prokurori i Shullazit. Mësohet se gjatë mbledhjes së të mërkurës, prokurorët i janë larguar nga zyra Prelës duke refuzuar shortin.

Sakaq, dje nga ndërhyrë me dorë të hekurt Arta Marku, duke ndëshkuar të gjitha ata që nuk iu bindën shoqes së saj Donika Prela. Dje u bë e ditur zyrtarisht se ka nisur hetimi displinor për 10 prokurorë, ndërsa tre të tjerë mes tyre Besim Hajdarmataj u transferuan në rrethe.

Nderhyn policia

Kjo masë e rëndë ndëshkimore ka acaruar prokurorët. Raportohet se pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur kaos dhe konflikt verbal e fizik, ndaj është dashur ndërhyrja e policisë.
Shqiptarja.com raporton se disa prej prokurorëve për të cilët kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor kanë dashur të takojnë në zyrë Donika Prelën. Kjo e fundit ka refuzuar, ndaj situata ka agravuar edhe më keq. Raportohet se ata kanë hyrë me forcë në zyrën e Prelës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e policisë.

Situata është tensionuar aq shumë sa në ambientet e Prokuririsë së Kriemve të Rënda ka shkuar Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Edhe sot, situata vazhdon të jetë e acaruar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Arta Markun e ka refuzuar edhe Drejtori i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani. Ai nuk ka pranuar të hetojë 10 kolegët e tij prokurorë, lidhur me çështjen “Shullazi”, duke paraqitur dorëheqjen.

Prokurorët për të cilët Arta Marku nisi hetim disiplinor:

Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beci dhe Blerim Tominaj

Prokurorët e transferuar në rrethe:

Olsian Çela- Transferohet në Berat
Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë
Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec/Opinion.al

Share: