Gazeta franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një speciale të gjatë në rrubrikën e saj “Gjeopolitikë” çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Në shkrimin e madh të titulluar: “Shkëmbimi i territoreve fundi i një tabuje’ thuhej se “mozaiku etnik, infrastruktura kyçe dhe ndërtesat kulturore përbëjnë barrierat për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.
Gazeta e Parisit, në artikullin e parë, vë në dukje se “shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim” dhe se “në debatin për shkëmbimin e mundshëm të kufirit midis të dy palëve përplasen me njëra tjetrën etika dhe pragmatizmi”.
Në këtë artikull, ku autori Jean Baptiste Chastand ka shkelur vetë teritorret nga Mitrovica deri në Luginën e Preshevës tregohet se si shqiptarët e Serbisë janë pro kësaj ideje, ndërsa serbët që jetojnë në Kosovë janë totalisht kundër. “Shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim” shkruan autori që vazhdon: “në debatin për shkëmbimin e mundshëm të kufirit midis të dy palëve përplasen me njëra tjetrën etika dhe pragmatizmi”.
Në shkrimin e dytë tregohet për historinë e parimit të paprekshmërisë së kufijve dhe si ka ndryshuar ai
“Kufijtë janë të pacënueshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, ato nuk mund të ndryshohen me forcë, por nga ana tjetër ato nuk janë të paprekshëm: ato mund të zhvendosen në qoftë se të dy palët të arrijnë një marrëveshje”, i ka thënë “Le monde” gjeografi francez Michel Foucher, i cili thotë se “nuk duhet të ngatërrohen shenjtëria dhe paprekshmëria e kufijve.
I njohur në Konferencën e Helsinkit 1975 mes Bashkimit Sovjetik dhe fuqive perendimore, ky parim zuri vend zyrtarisht në vitin 1990 me Kartën e Parisit. Ai ka mundësuar bashkimin gjerman pas rënies së Murit të Berlinit.
“Midis viteve 1989 dhe 1992 në Evropë – duke përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë – u themeluan 22 kufij të rinj, të gjatë 11.149 kilometra”, shpjegoi Michel Foucher.
Gazeta franceze vë në dukje se, në rastin e shkëmbimit territorial mes Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, është hera e parë që bëhet fjalë në lidhje me kufijtë e rinj të vizatuar mbi baza krejtësisht etnike, dhe jo në linjat e mëparshme administrative të republikave përbërëse ose rajoneve autonome të ish-Jugosllavisë.
Ajo që bie në sy në shkrimin e dytë është fakti se gazata me burime të forta në administratën e lartë franceze rikonfirmon edhe njëherë një artikull të mëparshëm të saj se ndryshe nga Berlini, Parisi është më pro idesë së ndarjes. “Franca e mbështet në mënyrë driskrete shkëmbimin e territoreve” thuhet në këtë artikull.
Por pjesa me spektakolare e kësaj specialeje gazetarët e së cilës kanë kontaktuar direkt edhe me Hashim Thaçin është vizatimi i një harte se si imagjinohet ndarja e re. Ajo mban titullin: “Risku i destabilitetit”: “Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaiku etnik, infrastruktura kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.
Në hartë është treguar sesi do të duken “kufijtë e rinj në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ku pjesa veriore e Kosovës, me komunat serbe të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës se veriut, do të kalonin në Serbi, ndërsa Kosovës do t’i bashkoheshin territoret e komunës së Medvegjës dhe Luginës së Preshevës, e populluar kryesisht me popullsi shqiptare.
Ajo që bie në sy sipas kësaj harte është fakti se Serbia nuk qeh dorë nga asnje prej interesave të saj ekonomike, Asaj i mbeten edhe liqeni i Ujmanit (shkruar në hartë lart me emrin Gazivoda mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut) edhe miniera e Trepçës që është në tokë shqiptare (ne harte ne te djathte te Mitrovices) por edhe autostrada dhe hekurudha Beograd – Shkup që kalon përmes luginës së Preshevës (harte dy vijat jeshile në të djathtë të Bujanovcit)
Në hartë janë theksuar katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për të cilat thuhet se janë “jashtë kontrollit, nuk janë të rregulluara me ligj dhe janë pre e grupeve mafioze”.
Burimi Le Monde/ Përgatiti Lapsi.al