Home KRYESORE Lu për rastin Tahiri: Çështja të vendoset në gjykatë, është e rëndësishme

Lu për rastin Tahiri: Çështja të vendoset në gjykatë, është e rëndësishme

“Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik.” Kështu u shpreh Ambasadori Amerikan Donald Lu, në lidhje me çështjen Tahiri, gjatë një interviste në emisionin “Real Story”.

Ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë më “bekimin” e politikanëve.

“Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika.” – u shpreh Donald Lu./Opinion.al

Share: