Home KRYESORE Ne Lazarat sot u protestua per drejtesi! Nga Tritan Shehu

Ne Lazarat sot u protestua per drejtesi! Nga Tritan Shehu

Banore te Lazaratit protestuan ne menyre civle, duke kerkuar nje proces gjyqesor te drejte, te bazuar ne prova reale, transparent, konform parimeve kushtetuese e ligjore, per sa lidhet me ngjarjet e disa viteve me pare dhe vrasjen kriminale aty te nje pjestari te forcave policore.

Ata kerkuan nje proces jashte paragjykimeve, pa ngarkesa politike, larg denimeve kolektive, qe cenojne rende te drejtat themeltare te njeriut e bien ndesh me parimet e demokracise e barazise qytetare.

Fatkeqesisht deri tashti, procesi gjyqesor qe po zhvillohet, edhe ne baze te deklaratave publike te juristeve te njohur, eshte larg ketyre standarteve e kerkon te arrije ne denime te pa argumentuara e provuara, kolektive keto, me procedura hetimore jo profesionale e pa trasparence.

Fatkeqesisht ne keto vitet e fundit ne te gjithe Qarkun e Gjirokastres, kerkohet te denohen, terrorizohen me pak fajtoret per kultivimin e kanabisit, fshataret e thjeshte, ndersa nuk eshte prekur asnje nga pjestaret e grupeve te verteta kriminale apo te implikuar te strukturave shteterore, qe e stimuluan, zhvilluan ate veprimtari kriminale, duke realizuar perfitime te medha materiale.

Megjithese sot, per aresye te aktiviteteve te mia jashte vendit nuk munda te jem ne Lazarat, une si deputet i atij komuniteti njerezish punetore, te ndershem e miqesore, solidarizohem me ata e do te vazhdoj te bej te gjitha perpjekjet e mia, per te kontribuar ne vendosjen e drejtesise, daljen e atij procesi nga “shtigjet e erreta”, cveshjen nga interesa e emocione politike, apo te tjera, per te dominuar e verteta, gje qe e kerkuan edhe sot ata qytetare te nderuar.

Share: