Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera NËNË LUMJA DHE KIOSKA E ËNDRRAVE (Sipas kërkesës së Lumes)

NËNË LUMJA DHE KIOSKA E ËNDRRAVE (Sipas kërkesës së Lumes)

VELIAJ DHE VKM-të e Xhepit

Nga Raimonda Shundi Dervishi

Kur Veliaj-n, tashmë Kryetar Bashkie, dikush e lodh duke i kërkuar pronën e tij që institucioni ia ka rrëmbyer në emër të ligjit, përgjigja e Ali Kadiut sipas personave të brendshëm është “T’i këpus një VKM unë, se e kam gatiii”. E nga ky moment pronari i ligjshëm tkurret në hiçin e vet. Kur për pronarin ndodh kjo, po për hallexhiun që do një kioskë të punojë, çfarë mund të ndodhë?!

Sa herë që kaloj në shesh-rrethimin e rrugës periferike të Kinostudios, përshëndetem me Lumen: gruaja që shet gazetat dhe kinkaleritë e saj të vogla në kioskën modeste e jo fort të bukur prej teneqeje. Në krah të saj janë 3 koshat e plehrave si dhe autobuzët që ndalojnë vazhdimisht. Teksa afrohem, ndeshem me pamjen e gruas syqeshur. Afshi i temperaturave të larta e ka detyruar të gjejë zgjidhje rrethanore  për tu freskuar, duke iu ruajtur kapriçove të rrezikshme të tensionit, i cili nuk i kupton kushtet e vështira të zonjës. Në kokë kishte lidhur një shami te lagur ndërsa në dorë mbante një çadër të madhe shiu (të zezë); gazeta i shërbente si freskore. “çfarë ke,”- e pyes, “ke dhimbje koke?”… “VAPAAA ZEMER, VAPA!” “Mungesa e korentit në kioskë nuk ma lejon freskoren, kështu që detyrohem të gjej zgjidhje të tilla RRETHANORE.” “Po pse nuk i thua të zonjës se kioskës të të sigurojë kushtet, pasi ti ia paguan qirane apo jo?!” “I kam thënë po… aha. E njeh Vjollcën e Top-it ti? Aman të lutem, thuaji se mos më jep edhe mua një kioskë nga ato “Pepsi”, të shpëtoj njëhërë e mirë nga sikletet.” “Po pse ti nuk mundesh ta marrësh vetë?” – i them. “Jo, as që bëhët fjalë! Duhen njohje të forta nga lart. Meqënëse ti ke punën e tillë, a mundesh të ma bësh si nder? Të lutem, se me këtë mbaj familjen.” Nuk e harroj ditën që koha u freskua nga shiu dhe kur e përshëndeta pash një grua të lumtur. “Sot shes për qef” – më tha dhe më kujtoi bisedën e shkuar. Nga rendjet ditore, kioskizimi i ri i vendit nuk kishte hyrë në sferën e vëmendjes sime, por kisha dëgjuar për bonuset qeveritare me të cilat televisionet dominuese ishin shpërblyer pas një pune intensive me shërbimet ndaj partisë në pushtet. E kishim harruar fenomenin “një kioskë/teneqë e re nga-ditë”, pasi Rama mundi ta zhdukte.

Me një vendim të Bashkisë Tiranë, të miratuar nga qeveria Rama, aprovohet leja për vendosjen e 100 kioskave në sheshet kryesore të Tiranës. Por ndryshe nga 18 vite më parë, këto kioska nuk po hapen për rreth 100 familjet e varfëra që kërkonin të provonin iniciativën e tregut të lirë dhe për të mbijetuar. Ato menaxhohen nga pronarë televizionesh të rëndësishme. E natyrshëm që pas zhvillimeve të tilla, ata që digjen janë vetëm të dobtit e të pa-klantit. Lumja nuk mund të çajë në këtë pazar klanesh. Borxhet politike fshijnë automatikisht kokat e dobëta të hallexhijve të cilët shpresuan në një mundësi vetpunësimi. Monopolizimi, apo konkurenca e pandershme, janë fenomene të njohura të cilat me kalimin e viteve presim të zbehen në Shqipërinë aspiruese për në BE. Pushtimi i territorit bën që konkurrenca të mos jetë aspak e ndershme dhe lë në mëshirë të fatit këtë kategori qytetarësh. Konkurrenca e pandershme e duhanit dhe pijeve jo-alkolike në këto zona bën të pasurohen fare pak familje, ndërkohë që duhej të qe krejt ndryshe. Shëmtija e kioskizimit në vitet e tranzicionit nisi si nevojë e qytetarëve me më pak të ardhura, ku ajo kioskë (që duhej të ishte e përkohshme) të mundësonte mbijetësën e familjeve më të varfëra. Midis tyre edhe ato që dolën nga burgjet apo internimet e kohës së diktaturës. Sot kjo kategori nuk është më aspak e përfshirë.

KIOSKAT E PAS VITEVE 90’ janë shembulli i parë që sollën një pjesë të mirë të bizneseve që sot po vrapojnë me bizneset e mëdha dominuese. Madje disa prej tyre janë edhe pjesa më aktive e politikës. Janë pikërisht këta emra që dinë fuqinë dhe vlerën e një kioskëze të vogël për t’i katapultuart më pas në suksese biznesi, megjithëse edhe thyejnë eshtrat në humbjet e kalimeve nga njëra tek tjetra. Nuk është pika ime e fortë ekonomia me shifrat, por unë vrapoj me kujtesën dhe me faktet historike. Kioskëzimi ishte fenomeni në të cilin Tirana u zhyt me shpejtësi të çuditshme. Biznese të përkohshme që zgjatën mjaftueshëm për atë “pak” që qe parashikuar. Është e njohur sfida që Majko u bëri kioskave kur erdhi në pushtet në shtator të 1998-së. Por mbeti pa u përfunduar pasi nisi lufta në Kosovë duke kaluar tek ata të gjithë energjinë diplomatike. Ndërsa Rama me energjitë dhe ambicjet e nisjes së karrierës në politikë, e rimori çështjen e kioskave duke e zgjidhur përfundimisht si fenomen, deri në momentin e shfaqjes së një fenomeni të ri: kullëzimi. Treshja pushtet-politikë-biznes u përshkrua për kohën me parullën “një pallat – një votë”. Ndërsa sot, “një kullë – një kioskë – një show ja tek u kry’!” Ata të mëdhenjtë e bizneseve bëjnë planet, ndërsa Lumet… duan bukën e përditshme. Sot po i referohemi Shqipërisë së vetëm 25 viteve të lëna pas dhe emrat e kësaj politike janë të tillë. Nëse do gjykojmë pas 50-100 vjetësh, kushedi se si do të jetë çbërë individi, e bashkë me të edhe Tirana, qyteti ynë.

Shtimi i kioskave për të ndihmuar kategorinë e personave në nevojë duhej të ishte shndërrimi më i natyrshëm për të bërë që vendi me shumicë të papunësh të mundej të frymonte disi më qetë. Megjithëatë askush apo pak-kush kërkon zgjidhje e alternativa konkrete në vend të “shfaqëjeve” për të qetësuar kategorinë e pashpresë, si ajo e Lumes.

Ndryshe Veliaj u fut një VKM dhe ja tek u shkrinë të gjitha bizneset që ngrenë krye.

Share: