Home KRYESORE Nexhat Daci: Ideja e korrigjimit të kufirit lindi në vilën time

Nexhat Daci: Ideja e korrigjimit të kufirit lindi në vilën time

Sipas gazetës “Express” më herët nuk është se kanë qenë shumë miq politikë, por tani po del se Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi janë gati bashkë-autor të idesë më të nxehtë që po qarkullon në vend.

Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po pretendon se ka një pjesë në planin e presidentit të vendit për korrigjimin e kufirit dhe marrjen e Luginës së Preshevës nga Serbia.

Në njërën nga vilat e Brezovicës mbase në detaje u shtjellua edhe ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Është vetë autori i atij takimi, fotografinë e të cilit e pati postuar edhe Thaçi, ai që po pretendon të ketë kontribut të madh në nxjerrjen e këtij propozimi.

Akademiku Nexhat Daci e vlerësoi edhe termin korrigjim si adekuatin për çështjen e lëvizjes së kufijve.

Kjo pasi sipas kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po bëhet fjalë për diçka që ishte bërë gabim më herët.

Këto vlerësime, Daci që ka prejardhje nga Lugina e Preshevës i tha si i ftuar në mesin e shumë bashkëvendasve të tij që u mblodhën me ftesën e organizatës ‘Jehona’ me seli në Fushë Kosovë.

V/L. Dita

Share: