Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në “News24” ka deklaruar se Vettingu nuk funksionon për politikanë, sepse sipas tij ky proces është vetëm për gjyqtarët. Duke qëndruar tek propozimi i PD-së për vettingun e politikanëve, Ngjela deklaroi se opozita ka vdekur pasi drejtohet ende nga Sali Berisha.
Gjithashtu ai theksoi faktin se me propozimin PD-së është bashkuar Rama dhe e ka pranuar atë, por shtoi se PS nuk është dakord me këtë. Sipas avokatit Ngjela, politikanët kanë bërë pastrim parash në ditën për diell.
“Këta kanë punuar në diell, nuk kanë gjëra të fshehura. Edhe pastrimin e parave e kanë bërë sikur të ishin në shtëpinë e tyre”, tha ai.
“Vettingu është për gjyqtarët dhe jo për politikanët. Këta kërkojnë të shtyjnë procesin. Rama e pranoi Bashën, do bëjmë vetting. PS, nuk ka nga ja mban, sepse ka marrëveshje me SHBA.
Nuk hetohet deputeti, Saliu nuk kupton procedurat, i ka disa juristë mediokër dhe i hedh ata në luftë për të shkatërruar sistemin.
Pse janë kaq të butë me gjyqtarët, sepse nuk e kanë të qartë se nga i kanë marrë paratë. Këta kanë futur duart në thesarin e shtetit. Di që persona të caktuar, po trajnohen në Amerikë për BKH. Politikanët kanë SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), jo vettingun”, tha Ngjela.
I pyetur nëse PD ka fituar pikë me propozimin e vettingut, Ngjela tha: “Do flasim politikisht apo populist. Rama e pranoi, ai është me ta, por jo PS. Byroja e hetimit i ka provat”.