Home KRYESORE Rishfaqet pas nëntë vitesh, anija “fantazmë” shokon autoritetet lokale

Rishfaqet pas nëntë vitesh, anija “fantazmë” shokon autoritetet lokale

Një anije e rishfaqur papritur në brigjet e Mianmarit jugor ka shokuar peshkatarët dhe autoritetet lokale, pasi në të nuk kishte asnjë njeri në bord.

E konsideruar e humbur në det prej rreth një dekade, anija “Sam Ratulangi PB 1600” u shfaq këtë javë në bregun e fshatit Thama Seitta.

Pasi inspektuan anijen e braktisur 177 metra të gjatë e 27 metra të gjerë, peshkatarët lokalë, skuadrat e marinës e policisë deklaruan se në anije nuk kishte asnjë njeri dhe as mall.

“Është shumë e çuditshme se si një anije kaq e madhe mbërriti në ujërat tona”, tha një zyrtar lokal për “Myanmar Times”.

Ndërsa sekretari i Federatës së Pavarur të detarëve të Mianmarit tha: “Mendoj që anija është braktisur së fundmi. Duhet të ketë një arsye për këtë.”

Për herë të fundit anija me flamurin indonezian është parë afër brigjeve të Tajvanit në vitin 2009.

s.a/dita

Share: