Jeni njera nga ato qe po provoni te mbeteni shtatzane dhe nuk ia arrini, e pyesni si te mbetem shtatzane? Ketu ne kete artikull do te lexoni per 5 ushqimet qe ju ndihmojne dhe shtojne gjasat qe te mbeteni shtatzene
Shih dhe gjej keto ushqime te cilat kane shije te mire e gjithashtu ndihmojne trupin te arrij kushtet per krijimin e nje bebeje, pasi kjo (shtatzania) eshte ajo qe deshironi.
1. Dritherat e plota
S’ke nevoje te shmangesh karbohidratet, vetem thjesht te besh zgjedhjen e duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi kaf, buka e misrit dhe qulli tersheres nuk ndikojne ne insuline dhe sheqerin ne gjak aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi i bardhe, mielli i bardhe, etj). Dhe cilido produkt qe eshte i mire per funksionin e insulines eshte i mire edhe per pjellori (shtatzania).
2. Proteina nga bimet
Proteina nga bimet si fasulet, bizelet dhe kikiriket jane shoqeruar me shtim te pjellorise, dicka qe proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpendeve nuk ofron. Fasulet jane perplot me hekur, nje ndihmues tjeter i feritilitetit. Nuk eshte e thene te behesh vegjetarian por provo te kufizosh mishin ne porcione te vogla.
3. Produktet nga qumeshti
Ndoshta e ke veshtire te mendosh per qumeshtin e plote, kosin e plote, e bile edhe akulloret si ushqime qe shtojne fertilitetin dhe ju ndihmojne te mbeteni shtatzane, por nje studim i bere ne Harvard ka zbuluar se grate qe konsumonin keto ushqime kishin me pak probleme ovulimi. Produktet e qumeshtit permbajne edhe kalcium, i cili eshte nje materie ushqyese e rendesishme e pjellorise. Studiuesit bejne me dije se nuk duhet tepruar me keto ushqime, por nje vakt ne dite mund te ndihmoje te kompozosh kalorite shtese diku tjeter ne dieten tuaj.
4. Fruta dhe perime te fresketa
Ku t’ia fillojme se sa te shendetshme dhe rendesishme jane frutat dhe perimet per shtatzanine? Para se gjithash, ato jane perplot me antioksidues te cilet promovojne shendetin e pergjithshem dhe ate riprodhues. Plus shume fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrike te tjera, luleshtrydhet dhe perimet me gjethe te gjelbra – jane perplot me folate nje materie ushqyese e rendesishme me te cilen duhet te mbusheni para shtatzanise qe te parandalosh problemet e lindjes.
5. Yndyrat e mira: Gjysme te ngopura, acidet yndyrore omega-3
Thuaj ‘jo’ yndyrave te ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysme te ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Keto yndyra zvogelojne pezmatimin dhe shtojne ndjeshmerine ndaj insulines. Ku mund ti gjesh ato? Ne avokado, fruta te thata (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe susamit, sardelet, dhe peshku salmon.
Ti mund t’i kombinosh keto ushqime ne gjithfare menyrash per te shtuar ndikimin e ketyre ushqimeve ne permiresimin e fertilitetit. Me rendesi eshte qe t’i besh keto ushqime pjese te dietes tuaj qe te shtosh gjasat per te mbetur shtatzane.