Home KRYESORE Video/ “Bella ciao”… Shikoni sa bukur këndojnë lojtarët dibranë

Video/ “Bella ciao”… Shikoni sa bukur këndojnë lojtarët dibranë

Ekipi i Korabit e nisi me një humbje këtë sezon në Kategorinë e Parë, ku u mund nga Vllaznia, me shifrat 2-1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Gjithsesi, atmosfera në ekipin dibran duket se nuk është prishur aspak.

Teksa bëhen gati për ndeshjen e Kupës ndaj Kastrioti, lojtarët gjenden të gjithë të grumbulluar, dhe nisin të këndojnë këngën e famshme “Bella Ciao”, dhe të gjithë shoqërojnë me duartrokitje. Një video vërtetë e bukur, që rrallë shihet nëpër ekipet shqiptare./Opinion.al

Share: