Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: CRÈME BRULEE NGA “DEBIC” ME VANILJE BURBON NATYRALE

Sugjerimet e Shijes: CRÈME BRULEE NGA “DEBIC” ME VANILJE BURBON NATYRALE

Për të përgatitur një nga recetat më klasike të restoranteve por jo vetëm, veprojmë kështu:

Marrim një 1 litër përzierje të gatshme “Crème Brulee Debic”, e tundim mirë përpara se të fillojmë recetën. Nxehim një tigan të thellë në temperaturën 70 gradë celcius dhe ndërkohë që e hedhim fillojmë menjëherë që ta trazojmë që të mos ngjitet dhe sapo të fillojë të marrë valë e heqim nga zjarri dhe e hedhim nëpër enë (zakonisht me 1 litër crème brulee mund të përgatisim deri në 8-9 racione). E lëmë të mpikset për 20 minuta.

I fusim enët (tasat) në frigorifer për 2 orë. Pasi i nxjerrim nga frigoriferi hedhim pak sheqer të kuq Toschi sipër ku të mbulohet e gjithë siperfaqja dhe e djegim me cakmak me grykë të gjatë (pistolete profesionale me gaz) që të karamelizohet sheqeri dhe e shërbejmë.

Produktet Debic i gjeni në Kompaninë Neranxi për Profesionistët dhe në të gjitha dyqanet e rrjetit Neranxi për familjarët.

Share: