Presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se kanë lejuar masakër në Siri, me atë se po e përkrahin ushtarakisht kryetarin Bashar al Assad.
Ai ka bërë thirrje për vendet tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB të punojnë bashkë me Amerikën të sigurojnë që Irani kurrë të mos vijë deri te bomba bërthamore. Tump e ka mbrojtur qëndrimin e tij që të vendosë përsëri sanksione kundër Iranit për shkak të sjelljes së tij të keqe, transmeton Insajderi.com.
Mirëpo, ai gjithashtu ka falënderuar Rusinë dhe Iranin për shkak të marrëveshjes që forcat siriane të heqin dorë nga ofensiva në rajonin sirian Idlib, bastion i kryengritësve.
“I bëjë thirrje gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të punojnë me SHBA të sigurojnë që regjimi iranian të ndryshojë sjelljen e tij dhe kurrë të mos vijë deri te bomba bërthamore”, ka thënë ai.
Trump gjithashtu ka thënë se Kina po përzihet në zgjedhjet për Kongres të SHBA.
Presidenti Trump, duke folur për konfliktin në mes të Izraelit dhe Palestinës, ka thënë se e përkrahë zgjidhjen për dy shtete dhe ka shprehur bindjen se palestinezët do të kthehen në tryezën e bisedimeve. Ai ka shtuar se administrata e tij mund ta bëjë një plan paqësor për këtë rajon për “dy, tre apo katër muaj”.
“Më pëlqen zgjidhja me dy shtete… mendoj se kjo funksionon më së miri, kjo është ndjenja ime”, ka thënë Trump./Insajderi.com.