Home KRYESORE Zbulohen aferat e kreu të arrestuar të Hipotekës së Shkodrës, 5 mijë...

Zbulohen aferat e kreu të arrestuar të Hipotekës së Shkodrës, 5 mijë euro për…

Kreu i Hipotekës së Shkodrës i arrestuar ditën e sotme, Zamir Leka, ka marrë shuma të konsiderueshme parash për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Rezulton e provuar se ai ka marrë deri në 5 mijë euro dhe në raste të tjera ka pritur ofertat nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse te juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

Juristja Mirashi rezulton të ketë bashkëpunuar ngushtë me drejtorin Leka dhe për zonat që nuk i mbulonte ajo, dërgonte detyrat te specialistët e tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

Drejtori Zamir Leka u arrestua sot nga policia e Shkodrës me vendim gjykate, ndërsa juristja Mirashi do të qëndrojë në arrest shtëpie./Lapsi.al

Share: