Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Përpjekjet tona të përbashkëta, si ato të para 77 viteve, si këto të sotmet, gjithnjë ngadhënjejnë sepse paraqesin rrugën e drejtë, rrugën e bashkësisë, lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit si dhe marrëdhënieve të mira midis të gjithë neve. Përpjekjet tona të sotme janë vetëm vazhdimësi e përkushtimeve të paraardhësve tanë të cilët u rreshtuan në anën e duhur të historisë dhe dolën fitimtar”, thotë Ahmeti në urim.
Ne sot, shton ai më tej, e kemi rastin e papërsëritshëm që të vijojmë përkushtimin e tyre dhe të përfundojmë rrugëtimin tonë të gjatë e të mundimshëm të përbashkët drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Guximi dhe sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve duhet të na shërbejë si udhërrëfim për vendimmarrjen tonë të sotme sepse përpara nesh qëndron vendimi më i rëndësishëm i gjeneratës tonë për ata që do të vijnë pash nesh. Në frymën e përpjekjeve të përbashkëta historike për liri, të marrim edhe veprim të përbashkët për ardhmëri stabile dhe të sigurt, me guxim, vizion dhe vendosmëri që po bëjmë punën e duhur”, porosit lideri i BDI-së, Ahmeti me rastin e festës shtetërore 11 Tetori
360grade.al