Home KRYESORE Autobusi i shijes unike “Neranxi” te “Pazari i Ri” me kuzhine aziatike...

Autobusi i shijes unike “Neranxi” te “Pazari i Ri” me kuzhine aziatike dhe meksikane nga chefat Josephine Desepeda dhe Eri Muhaj

“Shume ide krijuese dhe një shije unike, në katër rrota” është filozofia e cila Instituti i Kulinarisë së brendit “Neranxi” tashmë lëviz duke mbetur në kujtesën qytetare nëpër të gjithë Shqipërinë, ndërsa përcjellë ekselencë gastronomike në mënyrën më praktike të mundshme.

Sot, tek “Pazari i Ri” në Tiranë kryeqytetasit e zonës dhe turistët e shumtë kanë shijuar kuzhinën aziatike dhe meksikane nga chefat e mirënjohur Josephine Desepeda dhe Eri Muhaj që duke folur ne shqip dhe anglisht, përcillnin tek klientët shijen sqimatare të gatimit cilësor në ambalazhe estetike dhe praktike të prodhuara nga kompania “Neranxi”!

Një rast autentik dhe unik ky i ushqimit në rrugë, nëpërmjet të cilit shkolla prestigjioze e gatimit i bëri sot qytetarët, turistët, por edhe institucionet të njohin cilësinë dhe kreativitetin e ushqimit të gatuar me art për publikun dhe sot posaçërisht, duke blerë asortimentet e dyqaneve dhe tregtarëve të këtij tregu me famë të mirë në të gjithë Shqipërinë.

Autobusi i shijes unike “Neranxi” (Gusti -Bus, Autobusi i Shijeve) është gjithashtu një model i gatimit në lëvizje i cili bashkon me art dhe profesionalizëm në një meny prakticitetin dhe shijen e modelit “fast food” me sqimën dhe cilësinë e modelit “slow food” të shoqërisë mondane kudo në botë.

I gjithë ky art gatimi dhe shërbimi cilësor i shijes realizohet duke mbajtur çmimet e duhura për publikun dhe ofruar cilësinë maksimale të të ushqyerit shëndetshëm dhe me art.

Kjo praktike tashmë pas një turi të suksesshëm gjatë sezonit turistik në Jug të Shqipërisë, shumë shpejt do të transferohet në veri duke filluar nga qyteti i traditës mikpritëse i Shkodrës.

Share: