Home KRYESORE Avokat Ngjela: ” Babalja”, komplot i Bashës dhe Ramës për të rrëzuar...

Avokat Ngjela: ” Babalja”, komplot i Bashës dhe Ramës për të rrëzuar Xhafajn

Për avokatin Spartak Ngjela e gjithë seria e audio dhe video përgjimeve mbi rastin “Babale” ishte një komplot i demokratëve në bashkëpunim dhe me kryeministrin Edi Rama për largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Gënjeshtër, pse merreni me atë. Unë e kam shprehur mendimin tim. Ai ishte një montim, tani u kapën. Çdo bëjë ligji nuk e di. Unë e kuptova që atëherë që këtë po e hetonte FBI. Këto janë alibitë mbrojtëse por nuk shpëtojnë dot. Ai ishte një bashkëpunim, edhe Rama ishte me Babalen. Ishte një komplot mediatik kundër Ministrit të Brendshëm por që amerikanët nuk e hëngrën fare. E hetuan. I interesonte kryeministrit, është kundër, nuk e donte këtë Ministër. Tani Rama ngaqë prishi marëveshjen me Bashën ka ndryshuar nga forca amerikane. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Spartak Ngjela në studion e Ora News.

v.l/ Dita

Share: