Home KRYESORE Basha flet me emra: Kjo është afera me lojërat e fatit

Basha flet me emra: Kjo është afera me lojërat e fatit

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur në studion e Opinion tha se pas mbylljes së lojërave të fatit fshihet një aferë. Sipas tij, do ti jepet monopoli i lojërave të fatit online një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon.

Po kështu ai tha se Rama edhe 4 vite më parë lancoi “Fund marrëzisë” por nuk e realizoi.

“Asokohe u vra një person në bllok se ishte lajmëruar se do mbylleshin kazinotë dhe i shiti pajisjet. Ajo që po ndodh tani është se kompania APEX i shiti aksionet tek një kompani austriake para 4 muajsh sepse u lajmërua nga këta (qeveria). Këtij personi (pronarit të APEX) i ka dhënë leje ndërtimi tek Kulla e Sahatit dhe në zonën e Bllokut”, tha Basha.

Share: