Home KRYESORE Basha:Fikja e cigares në këmbët e Xhisielës nuk është nga Kinostudio e...

Basha:Fikja e cigares në këmbët e Xhisielës nuk është nga Kinostudio e Re

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës në emisionin ‘Opinio’n ka deklaruar se asnjë nga njerëzit e tij të afërt apo familjarë nuk janë përfshirë në videopërgjimet e publikuara nga PD.

Teksa Blendi Fevziu i ka përmendur se Rama dhe Balla e kanë quajtur opozitën ‘Kinostudio e re’ që prodhon video, Basha ka shkuar më tej duke i akuzuar gazetarët për cektësi në gjykim.

Basha u shpreh se në videopërgjimet e publikuara nga PD nuk ka asnjë manipulim.

“Cila pjesë është e ‘Kinostudios’ fikja e cigareve në këmbët e Xhisielës. Pjesë e filmit të ‘Kinostudios’ është largimi i Agron Xhafës në burg”, u shpreh Basha. /Opinion.al

Share: