Home KRYESORE Boom në politikë – korrupsionin e vendit tim … Fol Ismail Kadare!

Boom në politikë – korrupsionin e vendit tim … Fol Ismail Kadare!

Nga Kasem Seferi

Pikërisht, sot në natën e 23 tetorit 2018, do të ishte (për mua) një “ikonë” e gazetarisë shqiptare që, në një intervistë me një individ të njohur publikisht, veçanërisht, për pincën në xhep në një veprim/aksion (atëherë) të KESH, bëri një “hedhje shigjete” në lidhje me kujtesën e qytetit dhe kryeqytetit TIRANË ku kishte lindur dhe ishte rritur.

Por, një vendim qeverie, njohur tashmë si VKM, ia kufizon zonën e mbrojtur dhe (“që natyrisht, kërkon t’i hapë rrugë zhvillimit të KRYE – qytetit) me … disa kulla (skryskypers/qiellgërvishtëse, mos qofsha i gabuar në njohjen e gjuhës angleze) të drejtën e kujtesës së feminise dhe rinisë.

Dhe tha “Po … nuk do të kemi kujtime nga fëminija dhe rinia”.

Pra, po nuk do të kejmi kujtesë për Tiranën (Tironën) dhe sa e sa argumente dhe arsyetime të tjerë që, (turqisht i thonë: medemek), i shkakton, (në mënyrë nëntoksore), ndonjë parti politike.

Nuk e di për çfarë arsye dhe për çfarë mënyre të të menduari m’u kujtua një legjendë urbane (them unë kështu, për arsye se mund të ketë qenë edhe e vërtetë), kur një prej ambasadorëve më të shquar dhe vërtetë me kulturë të diktaturës, babai i të cilit kishte patur një të drejtë (liçencë e quajmë sot për të shfrytëzuar pyjet e Llogarasë), pat kaluar (në kohën e Partisë së Punës) në zonën e Llogarasë, atje në Dukat, dhe kur kishte parë një fshatar buzë rrugës, duke medituar, i pat thënë:

Ç’kemi xhaxha?

“Xhaxhai” iu pat përgjigjur:

“Koprativë hesapi (turqisht llogaria në atë kohë çfarë u mbetej për të jetuar)”.

E pyet fshatari ambasadorin:

“Zotrote nga të kemi?”

I përgjigjet ambasadori:

“Këtej hënave tuaja”.

Dhe fshatari ia kthen:

“Ndoshta, jot ëmë ka kaluar ndonjë natë në fshatin tonë.”.

Përtej Qafës së Llogarasë, vjen Palasa një fshat ku thonë (jo gojët e liga) se ka një prej prejardhjeve, pa mënjanuar Dhërmiun dhe, më fort, Vunoin, KRYEMINITRI RAMA.

Lali Eri, e hodhi përsëri kandidaturën!
Sharra, në reklama, po kthehet në parajsë me pemët mbjella.

Tirana/Tirona do të mbillet me kulla përtej “Zonës së mbrojtur”.

Dhe, unë lexoj, studio dhe … shikoj hsitorinë e vendit tim, më ngushtë, Tiranës/Tironës/Tirhonit, duke parë dhe shijuar vetëm një gjë të prekshme/reale dhe, njëkohësisht, të parekshme/joreale, duke thirrur në gjumë:

KU JE ISMAIL KADARE!

TIRANA ËSHTE EDHE JOTJA!

Më del gjumi dhe shoh se si çmimet e Kadaresë godasin “parzmoren” politike të politikanëve shqiptarë me “gërma” të çuditshme që bashkohen dhe hedhin në zjarr pyetjen:

DO BËJMË SHQIPËRI?!

Kasem Seferi

Share: