Home KRYESORE Fondi sekret grek? Jazexhiu: Italia ka një fond edhe më të madh,...

Fondi sekret grek? Jazexhiu: Italia ka një fond edhe më të madh, Turqia bën të njëjtën gjë

Historiani Olsi Jazexhiu i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se çështja e fondit sekret grek nuk është ndonjë lajm i madh, pasi të njëjtën gjë bëjnë edhe shtete të tjera.

JazexhiuFonde sekrete në Shqipëri nuk japin vetëm grekët. Japin italianët që kanë një fond shumë të madh. Nëse Greqia financon kishat ortodokse, Italia financon kishat katolitike. Nëse është kreu i Kishës Ortodokse është një grek, kemi peshkopët që janë jo shqiptarët. Unë nuk mendoj që kreu i Kishës Ortodokse përbën një problem shumë të madh. 

Kisha autoqefale në Shqipëri u krijua me dhunë në kohën e Zogut sikundër u krijua me dhunë Komuniteti Mysliman. Fan Noli ishte një nga lojtarët. Ishin të parët austro-hungarezët që donin të shkatërronin kompakticitetin e myslimanëve shqiptarë dhe ortodoksëve. Që ekziston një fond grek nuk është gjë e madhe. Fondi më i madh është ai i amerikanëve dhe Soros.

LlallaAmerikanët kanë pretendime territoriale? Është miku më i besueshëm i shqiptarëve. Dy herë amerikanët na kanë shpëtuar si shtet. Ne duhet të flasim për fondin që ka dalë dhe ka përlyer shumë figura të njohura sot.

Jazexhi: Është një fake! Në Shqipëri ka shumë shtete që sjellin fonde. Ky fond sekret një pjesë e madhe ka shkuar drejt Maqedonisë. Po shkatërron një identitet të tërë në Maqedoni. Ekzistenca këtij fondi nuk është kushedi se çfarë. Italia bën të njëjtën gjë, Turqia bën të njëjtën gjë.


360grade.al

Share: